Biznismeni Piraj dhuron 10 përqindëshin e TRUST-it për bamirësi

12 dhjetor 2020 | 09:51

Gjatë ditës së djeshme ka filluar aplikimi për të tërhequr 10 përqindëshi i TRUSTI-t.

Biznesmeni i njohur kosovar,  Burim Piraj, ka njoftuar se do të tërheq 10% nga Trusti, dhe të gjitha mjetet do i shpërndaj për njerëzit në nevojë.

“Edhe unë do të aplikoj për 10% e trustit!Vlera e të cilit është diku 2500-3000 Euro!. Unë kam vendos që këto para ti dhuroj sadaka për hir të Zotit tim për familjet në nevojë që në stinën e ftohtë që po hymë nuk kanë me çka të ngrohen!I ftoj të dhurojnë nga 10 EURO nga xhepi vetë të gjithë ata që do të më kritikojnë që sadakanë po e bëj publike!Allahu im ma prano!, ka shkruar Piraj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet (FDA) ka autorizuar vaksinën…