Interi ofron Eriksenin për Xhakën
16 dhjetor 2020
| 15:16
Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka mund të largohet në janar nga klubi anglez.
Xhaka është kritikuar shumë pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e fundit ndaj Burnleyt dhe e ardhmja në Arsenal nuk duket të jetë e sigurt. Në anën tjetër Interi ka shfaqur interesim për futbollistin që përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës, për të cilin është gati të ofrojë mesfushorin Christian Eriksen.
Danezi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte dhe dëshiron të ndryshon klub që në afatin e janarit. 28-vjeçari Xhaka në vitin 2016 iu bashkua Arsenalit nga Borussia Mönchengladbach dhe nga ajo kohë ka regjistruar 140 paraqitje.
(Epoka e re)



