​18 viktima dhe 357 raste të reja me Covid në Maqedoni

20 dhjetor 2020 | 22:11

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore ka bërë të ditur se në 24 orët janë kryer 1.387 testime për Covid-19 dhe prej tyre 357 kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 pacientë, viktima më e re është vetëm 34-vjeç. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 689 persona.

Deri më tani në Maqedoninë Veriore janë kryer 380.616 testime për koronavirus, dhe pozitivë kanë rezultuar 78.305 persona. Personat e shëruar janë 54.034, ndërsa e të vdekurve 2.292, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.979./AlsatM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendës-kryeministri i parë i vendit, Besnik Tahiri, ka vizituar pikën…