Qeveria emëron Bahri Kalludrën kryesues të bordit të KRU “Mitrovica”

30 dhjetor 2020 | 18:53

Në takimin e sotëm me kërkesën e Kryeministrit të Republikë së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja e  54-të korresponduese\elektronike, e Qeverisë në të cilën janë diskutuar dhe miratuar vendime të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Në këtë takim, Qeveria ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “KRU Mitrovica SH.A.” në këtë përbërje:

1.      Bahri Kalludra, drejtor, kryesues;

2.      Destan Rrahmani, drejtorë, anëtar;

3.      Riza Shala, drejtor, anëtar;

4.      Besim Shyti, drejtor, anëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa ky vit po mbyllet, dhurata e Beyonce-s për miqtë…