Shtabi emergjent në Malishevë thotë se është rënduar gjendja nga vërshimet

11 janar 2021 | 14:38

Shtabi emergjent komunal në Malishevë, ka shqyrtuar situatën e ditëve të fundit, ku si pasojë e vërshimeve dhe përmbytjeve, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Shtabi emergjent e ka vlerësuar si tejet të rënduar gjendjen në terren.

“Disa rrugë dhe ura janë mbuluar nga uji, ndërsa ka dëme të konsiderueshme në sektorin e biznesit privat, pasi uji ka depërtuar në disa lokale afariste në qytetin e Malishevës dhe në vendbanime tjera, e po ashtu uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi private. Si rezultat i kësaj situate, ka kërkesa për evakuime dhe strehim të përkohshëm të familjeve”.

“Të gjitha ekipet emergjente dhe të sigurisë janë në terren, duke u marrë me situatën, ndërsa shtabi emergjent ka vendosur edhe për mobilizimin e vullnetarëve dhe shtimin e kapaciteteve për reagim”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Image may contain: one or more people, night, basketball court, outdoor and water

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht interesimit nga e gjithë Evropa, mbrojtësi francez, Dayot Upamecano…