Limaj vazhdon takimet me bashkëluftëtarë, kërkon mobilizim për mbrojtjen e vlerave kombëtare

11 janar 2021 | 20:52

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, edhe sot ka vazhduar takimet nëpër oda të familjeve me traditë.

Limaj sonte ka takuar bashkëluftëtarët e UÇK-së në fshatin Dragobil të Malishevës, me të cilët ka diskutuar për projektin politik të Nismës, për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare, për të cilin tha se po merr përkrahje të madhe kudo në Kosovë.


Postimi i plotë i Limajt:

“Ishte kënaqësi takimi që sonte zhvillova me bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, në odën e bacës Milaim Paçarizi, në Dragobil të Malishevës.

Jam tejet i lumtur që projekti ynë politik për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare po merr përkrahje të madhe kudo në Kosovë.

Bacës Milaim i shpreha mirënjohje për pritjen e ngrohtë që na bëri sonte në konakun e tij me traditë, ndërsa veteranët e UÇK-së në Dragobil i falënderova për mbështetjen e dhënë ndër vite, veçmas për procesin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i një “sekti seksi”, i cili ishte i rrethuar…