Vjedhja e 2.1 milionë eurove, Hoti: Prokuroria të pyetet ku është procesi i hetimeve, jo Qeveria

15 janar 2021 | 12:03

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë sot se Prokuroria duhet të pyetet se ku ndodhet procesi i hetimeve për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari, e jo Qeveria e Kosovës.

Hoti në një konferencë për media tha se Qeveria nuk heton, por Prokuroria.

“Lidhur me këtë çështje me lejoni të përgjigjem drejt sepse po bëhet shumë zhurmë pa të drejt dhe apo i adresoni pyetjet në vendin e gabuar. Ne nuk hetojmë, ne jemi qeveri, ekzekutiv. Hetimet i kryen prokuroria, Prokuroria Speciale e Kosovës është duke punuar me intensitet të plotë në këtë rast”, tha ai.

Hoti më tej tha se nëse Prokurorisë Speciale i duhet asistencë ajo vendosë si të veprojë më tutje.

“Çdo gjë që e kërkon prokuroria është në dispozicion, plotësisht transparent për të gjurmuar çdo gjë që ka ndodh në këtë proces… Nuk më takon mua të komentojë këtë çështje besoj se këtë çështje duhet ta komentoj Prokuroria”.

Hoti më tej u shpreh se “mos i lidhni këtë çështje me këtë qeveri. Është një rast kriminal që ka ndodh dhe jemi duke i shku deri fund por nuk me takon mua të flas për hetimet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur pas disfatës…