‘13 nga shteti, një nga Bacë Pacolli’, Rama: Nis ndërtimi i apartamenteve në Thumanë

15 janar 2021 | 14:25

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, kanë qenë të premten në Thumanë për të parë nga afër procesin e rindërtimit të kësaj zone e cila ishte goditur nga tërmeti në vitin 2019.

Pacolli do të kontribuojë me ndërtimin e njërës prej 14 godinave të banimit, ndërsa 13 të tjerat do të ndërtohen me fondet e qeverisë shqiptare.

Rama ka shpjeguar se si po bëhej procesi dhe e ka falënderuar Pacollin pasi ai ka qenë ndër të parët që është ofruar për ndihmë pas tërmetit.

Rama: Ke qenë i pari që ke ardhur pas katastrofës, ke treguar bujari shumë të madhe, këtu ka nisur puna dhe ka ecura goxha, siç e sheh se ti je njohës shumë i mirë i kësaj fushe. Janë hapur të gjitha kanalet për të vendosur sistemet ujit energjisë e me radhë, ka filluar puna me banesat individuale. të falënderoj shumë

Pacolli: Shumë mirë që çdo gjë qenka gati, këtu gjen të gjitha burimet energjetike, rrugët janë të përgatitura, asfalti shtohet kur ndërtimi mbaron, sa për ndërtesat do implementojmë projektin që kemi përgatitur. Çdo ndërtesë, 2 700 km katrorë, janë 18 apartamente.

Rama: Lajmi i mirë është se sot nis ndërtimi i apartamenteve. Baca Behgjet na ka thënë që atë pjesë që unë do marr do e ndërtoj se pjesa tjetër do bëet nga buxheti i shtetit. Me buxhetin e shtetit do ndërtojmë njësinë e Thumanës, do ketë edhe qendër shëndetësore e komunitare. Banorët mund ti marrin këtu shërbimet s’kanë pse ikin lart e poshtë

Pacolli: Do jetë qytezë shumë moderne.

Rama: Këtu Bacë terreni ka qenë shumë i vështirë. E komplikuar këtu ka qenë edhe çështja e aseteve të pronësisë. Me këtë rast zgjidhim edhe çështjen që ka qenë në hyrjen e Thumanës, e tmerrshme ka qenë.

Rama: Ne kemi dhe ndihmën e BE për financimin e shkollave. Ata kanë filluar javët e fundit, që do të thotë ne e kemi tërhequr llastikun deri në fund.

Pacolli: Përgatitja e kantierit dhe parashikimi i rrjeteve energjetike është mire.

Rama: Besoj bac ti e ke pas me ankth ta bësh sa më shpejt se do që të jesh korrekt, por ke dhe kompetivitetin për ta bërë shpejt dhe mirë. Por në këtu hymë në kënetë

Pacolli: Po e vërtetë.

Rama: Tragjedia është e madhe po mundësi të ngrihemi më të fortë. Nuk ua u kthejmë dot ata që kanë humbur por të paktën kur tu japim çelësat të ndihen më mirë që po jetojnë në një vend më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Houston Rockets lë pas momentin negativ në NBA prej dy…