Këta janë kandidatët e Vjosa Osmanit që kandidojnë me listën e LV-së

16 janar 2021 | 19:03

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë. Në mesin e tyre janë edhe aderimet e Vjosa Osmanit. Vetëvendosje i ka rezervuar gjashtë numra për listën Guxo të Osmanit.

Vetë Osmani mban numrin dy, menjëherë pas Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës.

Me numër tetë është Donika Gërvalla, pjesë e listës Guxo. Pastaj vjen Haxhi Avdyli me numër 16. Faton Peci me numër 28, Doarsa Kica me numër 33 dhe Jeta Statovci është me numër 48.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lothar Matthaus është gjithmonë origjinal në mendimet e tij. Ish-futbollisti…