Frrok Kristaj nderohet me çmimin ‘Anton Çetta’
18 janar 2021
| 11:47
Çmimi vjetor “Anton Çetta” në fushën e trashëgimisë shpirtërore i është ndarë profesorit Frrok Kristaj, i cili është shprehur falënderues dhe i nderuar.
Ngjarja është zhvillua në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Këtë çmim e ka ndarë ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.