‘Qatar Charity’ shpërndanë pako ushqimore, jorganë dhe batanije për 380 familje llapjane

24 janar 2021 | 17:01

Komuna e Podujevës ka njoftuar se organizata “Qatar Charity” ka dhuruar 380 pako ushqimore dhe po aq jorganë dhe batanije për familjet në nevojë të kësaj komune.

Ky donacion vjen pas marrëveshjes së arritur ndërmjet kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi me Mahmut Abbas, drejtor i përgjithshëm i organizatës “Qatar Charity”.

Me këtë rast, kryetari Bulliqi ka falënderuar këtë organizatë për donacionin e dhuruar për familjet në nevojë, aq më tepër kur vjen në periudhë dimri dhe në kohë pandemie.

Përveç donacionit, kryetari Bulliqi dhe drejtori Abbasi janë pajtuar për bashkëpunim edhe në fusha të tjera në interes të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teatri i Qytetit i Gjilanit, me shfaqjen premierë “Kosovo for…