OKB-ja dënon forcën e përdorur nga ushtria e Mianmarit
OKB-ja ka paralajmëruar ushtrinë e Mianmarit se do të ketë pasoja të rënda për çdo shtypje brutale të protestave, të cilat nisën pas grushtit të shtetit.
E dërguara speciale Christine Schraner Burgener është shprehur se e drejta e tubimit paqësor duhet të respektohet plotësisht. Sipas Christine, protestuesit nuk duhet të jenë subjekte të masave ndërshkimore.
Aksesi në internet në Mianmar është rikthyer në vend pas dsa ditësh ndërprerje. OKB ka deklaruar se ndërprerjet e internetit minojnë parimet thelbësore demokratike.
Në Myanmar protestuesit kanë mbushur rrugët duke dënuar marrjen e pushtetit nga ushtria në datën 1 shkurt. Suu Kyi dhe presidenti Win Myint pritet marrin pjesë në një seancë gjyqësore këtë javë.
Demostratat janë përhapur në të gjithë vendin ku një pjesë e madhe e protestuesve janë shtrirë në shinat e trenave në një përpjekje për të ndërprerë shërbimet.
Ushtria ka njoftuar gjithashtu ndëshkime të ashpra për ata që kundërshtojnë udhëheqësit e grushtit të shtetit, duke thënë se njerëzit që pengojnë forcat e sigurisë mund të përballen me 20 vjet burg, ndërsa ata që zbulohen se nxisin frikë ose trazira në publik mund të burgosen nga tre deri në shtatë vjet.
Një pjesë e madhe e vendeve perëndimore si dhe ShBA-ja kanë dënuar një grusht të tillë dhe i kanë bërë thirrje ushtrisë të ndalojë çdo veprim ndërshkues si dhe të lirojnë lideren e vendit.



