Zëdhënësi i PDK-së: Reagimi i Albin Kurtit për sulmin ndaj Visar Duriqit është për turp

25 shkurt 2021 | 20:52

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, i ka reaguar kryetarit të VV-së, Albin Kurti, pasi ky i fundit dënoi sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi, raporton GazetaBlic.

Ai një postim në Facebook ka thënë se ky reagim nga Kurti është i vonuar, teksa të njëjtin e ka cilësuar si të turpshme.

“Reagimi i Albin Kurtit për sulmin ndaj Visar Duriqit është për turp. Ankesa, fajësime dhe në fund urimi për shërim të shpejtë për viktimen pothuajse 20 orë pas sulmit e redukton deklaratën e tij në një reagim vetëm sa për të thënë”, ka shkruar ai.

Albin Kurti vendos të reagojë për rrahjen e Visar Duriqit

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, po shprehet i…