Shaqir Cervadiku lanson këngën kushtuar heroit Fadil Vata (Video)

24 prill 2018 | 17:22

Këngëtari Shaqir Cervadiku ka lansuar këngën më të re, të cilën ia ka kushtuar heroit të Kosovës, Fadil Vata.

Kjo këngë pasqyron realitetin e heroit Vata.

Fadil Vata ka lindur më 10 janar 1962 në fshatin Sallagrazhdë të Therandës dhe rrjedhë nga një familje atdhetare.

Ai i takon brezit të parë që ka nisur luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, së bashku me Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun.

Fadil Vata ka qenë i burgosur politik, ku nga keqtrajtimet në burg më vonë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë më 25 prill të vitit 1990.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisioni për Legjislacion ia ka kthyer Projektligjin për Prishtinën bashkë…