Rama uron mësuesit për 7 mars: Më e mira është ende përpara nesh

07 mars 2021 | 09:53

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur këtë të diel të 7 marsit me një urim për të gjithë mësuesit shqiptarë.

Në një mesazh në “Facebook”, Rama shprehet se të gjithë mësuesit po kalojnë një vit të vështirë, por sipas tij, e mira është ende përpara tyre.

“MIRËMËNGJES dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Primera Division bëhet gati për të hyrë në pjesën e…