Qytetarët mund të paguajnë përmes fytyrës, sistemi i ri aplikohet në supermarketet ruse

10 mars 2021 | 17:06

Një grup tregtar rus, X5, njoftoi të mërkurën se do të lançojë një sistem pagese me njohje fytyre, zgjerimi më i fundit i një teknologjie, ky që ka ndezur shqetësime për privatësinë dhe sigurinë.

Për të lançuar sistemin e tij të pagesës përmes njohjes së fytyrës, grupi X5, që zotëron disa rrjete supermarketesh, ka bashkuar forcat me sistemin e pagimit Visa dhe gjigandin shtetëror rus, Sberbank, që po përpiqet të kthehet në një kompani IT.

Shërbimi është adaptuar në 52 supermarkete dhe do të zgjerohet deri në fund të majit në gjithsej 150 dyqane. “Aktualisht ka më shumë se 5500 pika të pajisura me modulin e njohjes së fytyrës. Ne po planifikojmë ta zgjerojmë shërbimin në të gjithë vendin në të ardhmen e afërt”, u shpreh Mikhail Kucherenkov.

Dhe në një supermarket në Moskë, shërbimi duket se është pritur mirë, veçanërisht mes klientëve të rinj në moshë. Por të moshuarit ndërkohë, mund të mos kenë shumë besim tek teknologjia. Për të kryer transaksionin në erën e pandemisë, klientët do të duhet të heqin maskën mbrojtëse për një sekondë dhe të shikojnë nga kamera.

Kjo është e leverdishme për klientët pasi ata nuk do të duhet të mbajnë një portofol në dorë apo të nxjerrin telefonin nga xhepi.

Thjesht ata do të përdorin një buton dhe të paguajnë me fytyrën e tyre.

Ndërkohë që ekspertët sigurojnë se transaksionet me njohje fytyre janë të koduar dhe të mbrojtur.

Në Rusi, njohja e fytyrës po zgjerohet shumë dhe kjo ka bërë edhe në shtimin e shqetësimeve të aktivistëve për mbikëqyrjen e mundshme nga shteti./ TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një palë këpucë kadifeje që i përkisnin Winston Churchillit janë…