Jep dorëheqje kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit

23 mars 2021 | 13:53

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj, ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë mbështetës i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Të nderuar familjarë, miq, simpatizantë dhe aktivistë të PDK-së, përmes këtij postimi ju njoftojë mbi dorëheqjen time nga pozita e KK të Drenasit, ku aktivitetin tim politik do ta ushtrojë tani vetëm si anëtar i kryesisë së partisë së degës dhe mbetem mbështetës i fuqishëm i z. Lladrovcit”, ka shkruar Halilaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar masa…