Nga java tjetër pritet mbyllje totale për 12 ditë e gastronomisë dhe qendrave tregtare

03 prill 2021 | 17:41

Nga java e ardhshme pritet që të ketë një mbyllje totale të gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Kjo u diskutua në takimin e sotëm që ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, kishte me përfaqësuesit e sektorit të gastronomisë.

Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve i tha Klan Kosovës se nga java tjetër mund të mbyllen lokalet e gastronomisë, qendrat tregtare dhe fitneset.

Kllokoqi tha se është diskutuar edhe ora policore por se akoma nuk është marrë ndonjë vendim.

“Nga dita e martë sipas asaj që u diskutua mund të hyjmë në mbyllje totale për 12 ditë. Lokalet e gastronomisë, qendrat tregtare dhe fitneset parashihet të mbyllen”.

“Me shumë gjasa do të ketë edhe mbyllje të shkollave”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e vet…