Hoxhaj uron besimtarët për pashkë: Qoftë dritë rruga jonë përpara!
04 prill 2021
| 14:21
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkëve.
Hoxhaj ka thënë se kjo festë është dëshmi e triumfit të jetës mbi vdekjen.
“Gëzuar e për shumë mot Pashkët. Në këtë Ditë të Bardhë, të triumfit të jetës mbi vdekjen, shpresës mbi pesimizmin, e dashurisë mbi urrejtjen, përveç urimeve të lutemi edhe për popullin dhe shtetin tonë. Qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.



