Latifi: Vjosa Osmani po bëhet presidente me pazare

04 prill 2021 | 18:42

Profesori Blerim Latifi ka komentuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Në T7, ai thotë se Vjosa Osmani, kandidate për presidente po merr këtë pozitë nëpërmjet pazareve politike, ashtu si ish-presidentët.

Ndërkohë Latifi nuk mendon se zgjedhja e institucioneve të reja në vend do të duhej të ishte festë.

Presidenti i Kosovës nuk ka arritur të zgjidhet në raundin e parë të votimit, pasi asnjëri nga dy kandidatët nuk arriti të marrë 80 votat e nevojshme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Vjosa Osmani mori 69 vota, ndërkaq kundërkandidati i saj, Nasuf Bejta nuk mori asnjë votë dhe të pavlefshme ishin 12 vota.

Tani kuvendi procedon në rrethin e dytë të votimeve, ku po ashtu kërkohen së paku 80 vota për zgjedhjen e presidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar raundi i dytë i votimit për presidentin e…