Haradinaj pas zgjedhjes së presidentes: Lufta për demokraci fillon sonte
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se sot pas zgjedhjes së znj. Osmani-Sadriu për Presidente të Kosovës, Aleanca qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit kushtetues së demokracisë republikane.
‘Votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë. Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtës i ekonomisë së tregut të lirë. Urime deputetëve që morën pjesë duke i përfshirë edhe ata të pazarit të natës që lan parimet për përfitime të atypëratyshme. Lufta për demokraci fillon sonte’.
Haradinaj ftoi politikanët dhe qytetarët e vullnetit të mirë të mbrojnë së bashku vlerat e Kushtetutës dhe shtetit të lindur nga gjaku i lirisë.



