Vjosa, u kry!

04 prill 2021 | 20:39

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Doarsa Kica, e cila është pjesë e listës “Guxo”, ka uruar presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

“E filluam bashkë, për ndryshim. Për një betejë për të mirën e përgjithshme.”, ka shkruar ndër tjera në “Facebook”, deputetja Kica.

Postimi i plotë i deputetes Kica:

U kry, për t’fillu prap, ndryshe.

Për ta rikthy shpresën, përfundimisht.

E filluam bashkë, për ndryshim. Për një betejë për të mirën e përgjithshme.

Tash e tutje, do të vazhdojmë prap bashkë. Megjithëse ndaras në kuptimin institucional, por bashkë në frymën e tentativave të vazhdueshme për prosperimin e vendit, me secilin person që motiv politik, moral e personal e ka shërbimin ndaj Republikës së Kosovës me nder e përgjegjësi!

Të priftë e mbara, Presidente!?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…