Abbott uron Osmanin: Tani qeveria mund të vazhdojë me trajtimin e sfidave me të cilat përballet Kosova
04 prill 2021
| 20:52
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka uruar presidenten, Vjosa Osmani, për postin e ri në krye të shtetit.
“Urime Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj si Presidente. Ky është një sukses për demokracinë dhe demokratët në Kosovë. Tani qeveria mund të vazhdojë me trajtimin e sfidave me të cilat përballet Kosova, duke filluar me pandeminë”, shkroi ai në “Facebook”.



