Flet Ariana Musliu- Shoshi, tregon nëse ka aderuar në Vetëvendosje
04 prill 2021
| 20:58
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Musliu- Shoshi ka mohuar lajmin se pritet aderimi i saj në Lëvizjen e Albin Kurtit.
“Mund të them ekskluzivisht për juve se nuk është e vërtetë. Nuk kam hy në PDK me pazare, nuk rri me pazare dhe as nuk dalë për pazare”, ka thënë ajo në “TV Dukagjini”.
Ndryshe në media u raportua se gjatë ditës së nesërme, deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi – Musliu, do të kalojë në Grup Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Madje u tha se ky kalim i deputetes së PDK-së në Lëvizjen Vetëvendosje, do të ndodhë për shkak të pakënaqësive të Ariana Musliu – Shoshi, me Partinë Demokratike të Kosovës.



