DEA amerikane arreston komandantin e policisë së Prilepit në Maqedoni
Komandanti i policisë së Prilepit së bashku me shoferin e Trajće Zaev (kusheriri i kryeministrit Zoran Zaev), Aleksandër Ushillkovski janë arrestuar nga DEA amerikane dhe prokuroria e shtetit Maqedon.
Ata janë kapur me lëndë narkotike të tipit marijuhanë. Pra bëhet fjalë për 200 kilogramëve marijuhanë me vlerë prej rreth 800,000 eurosh.
Ndërkohë që duke pasur parasysh ndjeshmërinë e rastit dhe fshehtësinë e hetimit, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për momentin, në interes të procedurës, s’ka zbardhur më shumë hollësira. “Prokurori kompetent po i ndërmerr të gjitha veprimet e domosdoshme për zbardhjen e rastit edhe për zgjerimin eventual të procedurës hetimore dhe ndaj personave të tjerë të përfshirë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në mesin e gjashtë personave të arrestuar për kontrabandë të drogës në aksionin e policisë maqedonase dhe DEA-s amerikane, është edhe eprori i policisë së Prilepit, Kire Spirkoski dhe Aleksandër Ushillkovski.




