Numërohen 70 për qind të votave, PS-ja kryeson me 48.86 për qind

26 prill 2021 | 22:07

Kur janë numëruar 3677 kuti nga 5199 në rang vendi në Shqipëri, sipas përditësimit të KQZ-së në orën 21:11, rezulton se janë numëruar 70 për qind e votave.

PS-ja vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 523 859 vota ose 48.86%, me 73 mandate.

PD-AN kanë marrë 420 690 vota ose 39.23%, konvertuar në 60 mandat në gjithë vendin.

Nga ana tjetër, LSI-ja ka marrë 73250 vota ose 6.83%, konvertuar në 5 mandate gjithsej.

Ndërkohë, PSD-ja e Tom Doshit ka arritur që të marrë 23873 vota ose 2.23%, konvertuar në 2 mandate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri ka komentuar zgjedhjet…