Ndërron jetë nga Covidi ish-kryetari i SBAShK-ut

29 prill 2021 | 13:15

Ka vdekur në moshën 72-vjeçare, ish-kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Ali Shabanaj.

Ai ishte i shtrirë në Spitalin e Pejës që disa ditë për shkak të infektimit me Covid.

Shabanaj një jetë të tërë ia ka kushtuar arsimit, duke u shquar si profesor shumëvjeçar në Pejë.

Për disa vite, Shabanaj ishte në krye të SBAShK-ut për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve të arsimit si kryetar i kësaj organizate. /EO/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur rimendon pjesën e parë që bëri PSG-ja e tij…