Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe një delegacion i LDK-së flasin për kërkesat e prodhuesve  

07 maj 2021 | 14:00

Përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, kanë pritur sot në një takim pune delegacionin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të përfaqësuar nga Hykmete Bajrami, Besian Mustafa, Fatlume Jaha dhe Fisnik Osmani.

“Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi gjendjen e sektorit të prodhimit gjatë pandemisë Covid-19, por edhe për bashkëpunimin e mundshëm dhe përkrahjen e iniciativave të cilat kanë synim fuqizimin e këtij sektori”, është thënë në njoftimin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve Berat Mustafa, shprehi gatishmërinë që Klubi i Prodhuesve të vazhdoj të jetë bashkëpunues me të gjitha grupet parlamentare. Por, edhe diskutoi më hollësisht për kërkesat konkrete që kanë prodhuesit, për problemet dhe sfidat dhe tejkalimin e tyre. “Përfaqësuesit e LDK-së thanë që si parti e djathtë do të vazhdojnë të jenë pro biznesit dhe t’ju qëndrojnë afër të gjithë prodhuesve, si dhe të bashkëpunojnë për kërkesat”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin…