Konjufca e Kurti homazhe te varri i Ilir Konushevcit

09 maj 2021 | 11:19

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë bërë homazhe te varret e dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.

Konjufca tha se Ilir Konushevci është njëra prej figurave më të rëndësishme të UÇK-së.

Kurse, kryeministri Kurti tha se Ilir Konushevci dhe Hazir Mala kanë qenë punëtor të zellshëm për luftën çlirimtare, e më pas edhe luftëtarë të mëdhenj që çlirimin e vendit e kishin punë të përditshme.

“Rënia e tyre e ngriti vetëdijen te të gjithë qytetarët tonë, se duhet organizuar sa më parë për çlirimin e vendit. Ilir Konushevci dhe Hazir Mala e kuptonin se faktori i brendshëm është vendimtarë për çlirimin e vendit. Dëshmorët janë dëshmuar dhe ne duhet të dëshmohemi tek ata, dhe të ecim drejt në rrugën që kanë shtruar ata. Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kanë kryer punë më të rëndësishme, neve na ka ngelur një pjesë më e vogël e punës të cilën duhet ta kryejmë me nderë me progresin më mendje e dëshmorët në zemër. Lavdi”, u shpreh Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci…