Hyseni mohon lajmin se është bërë pjesë e ekipit të Kurtit për dialogun me Serbinë

19 maj 2021 | 15:48

Ish-koordinatori për dialog, Skender Hyseni, ka mohuar lajmin se është bërë pjesë e dialogun në Qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se nuk do të përfshihej në dialog edhe po të kishte ftesë nga Qeveria e Kosovës, shkruan “Epoka e re”.

“Duke e vlerësuar kureshtjen legjitime të medies, këtu po jap sqarimin tim për të gjithë. Unë nuk jam pjesë e ekipit dhe nuk kam pranuar as ftesë. Për më tepër, edhe po të kishte një ftesë të tillë, përgjigja ime është e prerë. JO! Nuk jam dhe nuk dua të jem pjesë e asnjë ekipi, sepse nuk besoj se zoti Kurti është i vetëdijshëm se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë me njohje përfundimtare reciproke si shtete të pavarura është sot prioriteti numër një i shtetit tonë”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hysenit:

Mbrëmë dhe sot, pata presion të madh nga mediet për t’u deklaruar rreth spekulimeve sipas të cilave unë paskam pranuar dhe qenkam “pjesë e dialogut në Qeverinë Kurti-2”. Spekulim i pastër!

Duke e vlerësuar kureshtjen legjitime të medies, këtu po jap sqarimin tim për të gjithë. Unë nuk jam pjesë e ekipit dhe nuk kam pranuar as ftesë. Për më tepër, edhe po të kishte një ftesë të tillë, përgjigja ime është e prerë. JO!

Nuk jam dhe nuk dua të jem pjesë e asnjë ekipi, sepse nuk besoj se zoti Kurti është i vetëdijshëm se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë me njohje përfundimtare reciproke si shtete të pavarura është sot prioriteti numër një i shtetit tonë. Duke ruajtur integritetin dhe karakterin unitar kushtetues, Kosovës i duhet një marrëveshje  për njohje urgjentisht. Pra! Ka shumë rëndësi çfarë flet Kurti.

Ai thotë se dialogu nuk është prioriteti i tij!!! Duket se preferohet zvarritja dhe status-quoja, që unë besoj janë gabime strategjike në dëm të Kosovës, sepse ky është realiteti.  Gjithnjë jam angazhuar për konsensus të gjerë rreth çështjeve të interesit nacional.

Besoj se partitë parlamentare duhet të gjejnë forcën dhe guximin të tejkalojnë lojërat e vogla politike dhe të bashkohen në dialog me Serbinë.  Zoti Kurti e ka mandatin dhe përgjegjësinë  të ndërtojë konsensusin dhe të bëj dialogun. Për aq sa kam parë deri më tani, edhepse e ka mandatin e plotë, kam frikë se Zoti Kurti nuk ka  as guxim e as kompetencë që të marr përgjegjësinë për dialogun.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i lëngjeve nga natyra, Jaffa Champion është në proces…