Policia njofton për vjedhje të rëndë në Skenderaj
31 maj 2021
| 11:18
Një qytetar nga Skenderaj ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur: një pistoletë me leje përkatëse, 150 copë fishekë, një sasi stoli ari dhe 500 euro kesh para.
Me këtë rast, Policia e Kosovës, ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.