Mbërrijnë në Shqipëri 11,700 doza të tjera “Pfizer”, ja sa shkon numri total i vaksinave

31 maj 2021 | 22:07

Shqipëria ka përfituar sasinë e radhës të vaksinave Pfizer, që kanë mbërritur këtë mbrëmje në Aeroportin e Rinasit.

Kryeministri Edi Rama njofton se sasia që ka ardhur është 11 700 doza. Numri total i vaksinave që ka përfituar vendi shkon në rreth 860 mijë doza në total.

“Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri”, thotë Rama.

Deri tani janë kryer 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, ndërkohë që objektivi i vendosur nga Qeveria është ai i 1 milion të tillave brenda qershorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Televizionit ukrainas iu desh të ndalonte transmetimin e intervistës me…