Abdixhiku: E gjithë LDK-ja është prapa Përparim Ramës

02 qershor 2021 | 12:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, do të merret me kryeqytetin dhe jo me politikë dhe çështjen e dialogut.

Ai ka thënë  se e gjithë LDK-ja është prapa Ramës.

“Përparim Ramën nuk e kemi sjell me u marr me dialog. Ai nuk merret me politikë, merret me kryeqytet. Nuk keni për ta dëgjuar duke folur për dialog, liberalizim, por si me rregulluar Prishtinën. Prishtinës i duhet një menaxher, andaj kjo është zgjedhja më e mirë. Deri ma tani kandidaturat për Prishtinën i kemi parë si promovim, asnjëherë për qytetarët. E gjithë LDK-ja është prapa Përparimit, do t’u shërbejë qytetarëve të Prishtinës. Përparim Rama në botë është i njohur për gjelbërim, i njohur për sjellje të gjelbërim. Ai do t’i shërbejë ligjit asnjëherë nuk ka shkel ligj”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Steven Gerrard mund të rikthehet në Premier Ligë, kësaj radhe…