Kurti thotë se muaji tetor është i përshtatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve lokale
02 qershor 2021
| 15:04
Kryeministri Albin Kurti pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani, ku u diskutua për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, ka thënë se muaji tetor është i përshtatshëm për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
“Pasi që më 22 tetor të 2017 u mbajtën zgjedhjet lokale, konsiderojmë se muaji tetor është muaji kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet. Sa më herët zgjedhjet aq më mirë është”, ka deklaruar Kurti për gazetarët.



