Kandidati për President të Serbisë: Ushtria dhe forcat paramilitare kanë kryer gjenocid në Kosovë
04 qershor 2021
| 20:24
Në një intervistë ekskluzive për Televizionin DTV, kandidati për President të Serbisë, një herit kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sandulloviç, e ka thënë haptas se Ushtria, paramilitarët, grupet e krimit që kanë operuar nën uniformat ushtarake, kanë kryer gjenocid ndaj popullatës shqiptare gjatë luftës së vitit 1999.
Sandulloviç, po ashtu ka folur për dialogun Kosovë – Serbi dhe situatën e rëndë nëpër të cilën po kalon populli serb me qeverisjen e presidentit aktual, Aleksandar Vuçiç, ish-zëdhënësi i Sllobodan Millosheviçit.



