Rama mbledh liderët e Ballkanit në Tiranë, në pikëpyetje Albin Kurti

07 qershor 2021 | 16:56

Në Pallatin e Brigadave të enjten kryeministri Edi Rama do të mirëpresë liderët e Ballkanit si dhe komisionarit të BE për fqinjësinë, Oliver Vaheli.

Teksa nga Serbia do të vijë kryeministrja Ana Bërnabiç, shefi i qeverisë, Albin Kurti ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Samiti do të ketë për qëllim të diskutojë mbi vijimin e integrimit të rajonit, duke u bërë një analizë për  infrastrukturën ndërlidhëse në Ballkanin Perëndimor: “Mbështetja financiare dhe investimet e BE-së”.

Ndërsa do të miratohet një deklaratë e përbashkët e liderëve për të vazhduar agjendën evropiane.

Agjenda vazhdon me një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama, dhe komisionarit për zgjerim, Varheli.

Më pas liderët në një drekë pune do të diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor pas pandemisë.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…