Kurti thotë se ishte konstruktiv në takimin e parë me Vuçiqin në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi i sotëm me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ka qenë konstruktiv nga ana e delegacionit nga Kosova.
Por, Kurti ka thënë se pala serbe kishte ardhur në takim me tema të vjetra.
Kurti ka bërë me dije se ata kishin disa propozime, ndërsa ka treguar se tri prej tyre janë refuzuan dhe për një njërën nuk pati përgjigje.
“Sot u zhvillua takimi i parë në Bruksel me delegacionin nga Serbia…. Takimi ishte konstruktiv nga ana jonë. Ne do të marrim pjesë në këtë proces që është i vështirë. Pala serbe foli për propozime të vjetra, ne sollëm 4 propozime të reja. E para, avancimi i CEFTA-s. Propozimi i dytë ishte Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë një deklaratë të paqes ku ne zotohemi se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën”.
“Propozimi tjetër ishte për çështjen e të pagjeturve”, ka thënë Kurti, duke shtuar se kanë kërkuar edhe përjashtimin e një anëtari të delegacionit serb, i cili sipas tij ka marrë pjesë në krime ndaj shqiptarëve.
“Tri propozime u refuzuan. Në propozimin e parë nuk pati përgjigje”, është shprehur Kurti.



