Vetëm 12 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit në Kosovë
15 qershor 2021
| 15:09
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur vetëm 12 raste të reja me Covid-19.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore asnjë person nuk ka ndërruar jetë nga Covidi.
“Nga 2 668 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 107. Në total numri i rasteve aktive është 238”, ka njoftuar MSh-ja.



