Mbappe ka kërkuar të largohet nga PSG-ja
24 qershor 2021
| 16:20
Kylian Mbappe i ka kërkuar Paris Saint-Germainit që të largohet gjatë kësaj vere. Lajmi është zbuluar nga “RMC Sport”, që ka bërë me dije se sulmuesi i ka kërkuar klubit francez shitjen gjatë kësaj vere.
Mbappe ka kontratë deri në verën e ardhshme, ndërkohë që deri më tani ka refuzuar ofertat e PSG-së për rinovimin e kontratës.
Real Madridi është në krye të listës për ta rrëmbyer super talentin, ndërkohë që në Paris mund të shkojë Cristiano Ronaldo për ta zëvendësuar menjëherë.



