REXHEP QOSJA AKADEMIKU HISTORIK I KOMBIT SHQIPTAR
Ismet Sylejmani
Me Akademik Rexhep Qosjen!
Në kabinetin e Tij në Institutin Albanalogjik në Prishtinë!
E bëmë këtë foto, kur isha në vizitë për ti dorëzuar ftesën të merrte pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të 20 vjetorit të rënies të Heronjëve të Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu!
Me pjesmarrjen e Tij në Akademinë Përkujtimore, Akademiku historik i Kombit tonë, nderoi nderin e pavdekshëm, nderoi gjakun e derdhur për liri!
Më 25 Qershor 2021, Prof. Dr. Rexhep Qosja i mbushi 85 vjet!
I uroj edhe shumë vite jetë!

Prof. Qosja është i madhi i pashoq në mes të mëdhenjëve të rrallë!
Ai gjithmonë ishte në anën e zhvillimeve pozitive, përparimtare e progresive të Kosovës në veçanti dhe të Kombit shqiptar në pergjithësi!
Vitet e jetës së Tij deri sot janë secila më e pasur dhe më e veçantë se tjetra dhe asnjëra nuk ngjajnë mes vete, por të gjitha ishin në shërbim të Atdheut, të shkencës e të kulturës përparimtare shqiptare!

Prishtinë, 25 Qershor 2021



