Berisha rikthehet në  Serie A

27 qershor 2021 | 13:15

Marrëveshja është drejt finalizimit dhe Berisha në sezonin e ri do të kthehet në Serie A, pas një sezoni me SPAL në Serie B.

Torino e do portierin e kombëtares shqiptare për të zëvendësuar Salvatore Sirigu, i cili ka mosmarrëveshje me drejtuesit dhe ka kërkuar largimin.

Flitet prej ditësh për këtë lëvizje, por duket se në orët e fundit zhvillimet kanë avancuar dhe akordi mes klubeve ka ardhur. Gjithçka do bëhet zyrtare shumë shpejt.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Milani është në kërkim të një zëvendësi të Zlatan Ibrahimoviqit…