Tërnava në vizitë zyrtare në Katar

29 qershor 2021 | 11:15

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava sot ka nisur një vizitë zyrtare me ftesë të ministrit për vakëfe dhe çështje fetare, Gaith Al Kawari, në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Në takim me ministrin Al Kawari, myftiu Tërnava edhe kësaj radhe falënderoi qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dekadave të fundit.

Më pas Myftiu e njohu ministrin me projektet dhe sfidat që ka Bashkësia Islame e Kosovës, duke veçuar vështirësitë që kishe Kosova në përgjithësi e BIRK-u në veçanti gjatë ballafaqimit më pandeminë globale Covid-19.

Tërnava falënderoi Qeverinë e Katarit për ndihmat e ofruara Kosovës gjatë pandemisë.

Myftiu Tërnava dhe ministri Al Kawari biseduan për mundësinë e financimit të projekteve të BIRK-ut që kanë të bëjnë me vakëfet dhe projektet që i përkasin rregullimit të infrastrukturës së BIRK-ut.

Kurse ministri për vakëfe dhe çështje fetare, Gaith Al Kawar, ka falënderuar myftiun Tërnava për vizitën dhe çmoi kontributin e Tërnavës që në Kosovë të ketë paqe, tolerancë e harmoni ndërfetare dhe po ashtu shfaqi interesimin e tij që Ministria e Vakëfeve e Katarit në të ardhmen do të rrisë bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca u eliminua nga Kampionati Evropian, pasi pësoi humbje nga…