Xhaka: Tani të gjithë e dinë kush është Zvicra

29 qershor 2021 | 12:43

Mesfushori Granit Xhaka pas kualifikimit në çerekfinale ka thënë se tash të gjithë e dinë se kush është Zvicra.

Xhaka është shpallur lojtari i ndeshjes në fitoren e Zvicrës ndaj Francës, pas penalltive me rezultat 5-4. Koha e rregullt përfundoi me rezultat 3-3.

“Fantastike, ne mund të kishim shkuar 2-0 në 90 minuta dhe ta përfundonim ndeshjen, por penalltia e gabuar na bëri të vuanim shumë. U kthyem në lojë në finale duke treguar një forcë të madhe mendore, nuk di çfarë të them: ne barazuam për dhjetë minuta, pastaj te penalltitë ndjemë emocione fantastike. Kemi shkruar historinë, të gjithë duhet të jemi krenarë për atë që kemi bëre. Ku janë ata që nuk donin të vinin bast për ne? Tani të gjithë e dinë kush është Zvicra. Tani kemi një ndeshje të madhe kundër Spanjës, na duhet një paraqitje edhe më e mirë se ajo ndaj Francës”, ka thënë Xhaka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia nxori për herë të parë në det përbindëshin e…