Përfundon aksioni policor te Ministria e Bujqësisë, shtatë të arrestuar

30 qershor 2021 | 11:18

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksionin te Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ku ka arrestuar shtatë zyrtarë të kësaj agjencie.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të aksionit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike me Prokurorinë.  Një aksion i tillë është duke u zhvilluar në disa qytete të Kosovës.

Aksioni është zhvilluar nën dyshimet për marrje ryshfeti në ndarje të subvencioneve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Klubi Futbollistik “Prishtina” ka mbetur pa njërin nga lojtarët më…