Mijëra euro dhe bizhuteri, çmontohet banda që tmerroi ishullin e famshëm grek

01 korrik 2021 | 00:28

Gjashtë persona u arrestuan në Greqi të akuzuar për dhjetëra vjedhje në shtëpi luksoze dhe vila në ishullin e Mykonos.

Operacioni filloi mbrëmjen e djeshme dhe deri tani ka çuar në arrestimin e gjashtë personave, të cilët sipas mediave greke janë shqiptarë.

Po sipas artikullit shqiptarët kanë vjedhur mijëra euro dhe bizhuteri. Shqiptarët pikasnin mirë lëvizjet e pronarëve dhe i zgjidhin shtëpitë që do të vidhnin.

Preja e bandës, sipas vlerësimeve të autoriteteve, arrin në dhjetëra mijëra euro. Dosja e çështjes është e gjatë me dhjetëra faqe dhe nesër pritet që të dalin emrat e të arrestuarve dhe detaje të reja./ db/Abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i është…