Tahiri i AAK-së: Shkarkimi i bordeve, çështje problematike

01 korrik 2021 | 11:54

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se shkarkimi i bordeve pa bërë një vlerësim të saktë është gabim i Qeverisë Kurti.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se shkarkimi i bordeve të institucioneve të pavarura  është shndërruar në një problematikë serioze.

“Ishin shumë tema që u trajtuan në këtë takim. E ngrita edhe një herë një çështje problematike e serioze si ajo e shkarkimit të institucioneve të pavarura që raportojnë në Kuvend”.

“Shkarkimi i bordeve pa bërë një vlerësim të saktë është gabim dhe kthen një kulturë që nuk i bën hair as Kosovës as Qeverisë”.

“Iniciativa për një shkarkim duhet të bëhet mbi bazën e një vlerësimi. Disa anëtarë të bordeve kanë qenë të emëruar në kohë të shkurtër dhe s’kanë pas hapësirë me bërë veprime”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësndihmëssekretari i Zyrës për Çështjet Euroaziatike, Matthew A. Palmer, ka…