Vuçiqi e informon Daçiqin për takimin me Kurtin
20 korrik 2021
| 13:17
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka takuar në mëngjes kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq, të cilin e informoi në lidhje me takimet e djeshme në Bruksel në kuadër të dialogut.
“Bisedë në mëngjes me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Ivica Daçiq. Unë e informova atë në lidhje me bisedën në Bruksel dhe ne ramë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm për të mirën dhe në interes të qytetarëve të Serbisë”, ka shkruar Vuçiqi në llogarinë e vet në “Instagram”.
Gjatë së hënës është mbajtur takimi i radhës në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.



