Zemaj: Qeveria ka treguar paaftësi në 100-ditëshin e parë

02 gusht 2021 | 17:14

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka adresuar një serë kritikash ndaj qeverisë Kurti.

Në seancën parlamentare, ku po diskutohet për 100 ditët e para të kësaj qeverie, ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe kohore qeveria Kurti ka treguar paaftësi.

“Kjo qeveri ka treguar paaftësi në 100-ditëshin e parë. Mbi të gjitha më shumë mashtrim, retorik boshe dhe vetë raporti e tregon një gjendje të tillë. Ju e keni një 100 ditësh në 51 gjysmë faqe, 27 faqe fotografi dhe terminologji të thatë. Ndërsa mbesin 12 gjysmë faqe dhe një deklaratë publike”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Edhe pse është nënë e pesë fëmijëve, ajo është në…