Presidenti Biden fshin nga ‘Instagram’-i hartën ku Kosova gjendej brenda Serbisë

04 gusht 2021 | 18:04

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, ka larguar nga llogaria e vet në “Instagram” një hartë në të cilën tregohej për shpërndarjen e vaksinave anti-Covid në më shumë se 60 vende të botës, në të cilën Republika e Kosovës paraqitej pa hartë brenda Serbisë.

Në lidhje me këtë çështje të mërkurën ka raportuar gazeta “Epoka e re”, madje i ka dërguar edhe pyetje Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Bideni në paraqitjen e kësaj harte kishte shkruar se nga sot ShBA-të kanë dërguar mbi 110 milionë doza vaksinash falas në më shumë se 60 vende të botës.

Ai ka thënë se ky virus duhet të sulmohet globalisht.

No description available.

Dëshmia e fshirjes së postimit nga presidenti Biden

Zotëri president Biden, nxirre Kosovën nga kjo hartë

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjiganti teknologjik, Microsoft ka ndryshuar politikën dhe nga muaji i…