263 raste të reja me Covid në Kosovë
09 gusht 2021
| 15:05
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 3.008 testime, 263 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe tetë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765.
Në total numri i rasteve aktive është 2.271.